16 Shtator 2023, 17:19

Fatos Nano e kalon ditëlindjen në spital

XING

Fatos Nano e kalon ditëlindjen në spital

71-vjetori e ka gjetur në spital Fatos Nanon. Situata e tij shëndetësore tashmë është shumë më e mirë se ajo e para pak ditëve. Burime të Klan News thonë se dita ditës ai po fiton pavarësinë nga aparaturat shëndetësore.

Në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta, të cilat i janë përcjellë edhe ish-Kryeministrit përmes familjarëve të tij dhe mjekeve që kujdesen për të.

Fatos Nano është shtruar në spital që prej 24 Gushtit, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëria e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon z. Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.

Fillimisht lideri historik i socialistëve qëndroi për pak ditë i intubuar e më pas për shkak të frymëmarrjes së vështirësuar mjekët përdorën prcedurën e “Trakeostomisë”, duke i vendosur një tub në trake, e cila dha rezultatete mjaft të mira. Tashmë shëndeti i ish-Kryeministrit është në gjendje stabël.