10 Mars 2023, 13:12

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm të mbikalimit të Saukut

XING

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm

Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë tre viktimat e aksidentit të rëndë të një dite më parë në Tiranë.

Nga aksidenti i frikshëm mbetën të vdekura në vendngjarje pasagjeret Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj, ndërsa i riu ndërroi jetë pak orë pas aksidentit në spitalin e Traumës.

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm

Mësohet se Sikela Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut. Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe jetonte në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes ku automjeti tip ‘Audi’ si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara mori përpara barrierën dhe ra nga mbikalimi i Saukut.

Drejtuesi i automjetit vetëm 20-vjeç ishte pajisur me patentë para më pak se një viti dhe ishte gjobitur 5 herë për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari dhe moszbatim të sinjalistikës. 

Burimi: top-channel.tv

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm

Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm