14 Janar 2024, 18:14

Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës

XING

Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës

Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.

Margrethe, 83 vjeçe, e tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.

“Shpresa ime është të bëhem mbret unifikues i së nesërmes. Kjo është një detyrë të cilën e marr me krenari, nder dhe kënaqësi”, tha Frederik në fjalimin e tij të parë pasi u bë mbret.

Atij iu bashkuan në ballkon edhe bashkëshortja Mary, e cila është mbretëreshë tani, si dhe fëmijët, Christian, i cili është trashëgimtar i fronit, Princesha Isabelle, dhe binjakët Princesha Josephine dhe Princi Vincent.