Genc Fuga kalon problemet me shëndetin, aktori shoqëron fëmijët në ditën e parë të shkollës

XING
Pas problemeve me shëndetin, Genc Fuga ia ka dalë dhe sot gëzon shëndet të plotë. Përmes një postimi të bërë në Instastory, Eni Jani ka publikuar një foto të Gencit teksa shoqëron vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.
"Me babin në ditën e parë të shkollës", shkruan Eni, fotografi të cilën e ka shoqëruar me ikonat e zemrës.
Në fund të muajit korrik, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë.