14 Shtator 2023, 16:51

Gjenden dy trupa të alienëve në Meksikë, shkencëtarët: Nuk jemi vetëm

XING

Gjenden dy trupa të alienëve në Meksikë,

Trupat e dy qenieve ‘jo-njerëzore’ u prezantuan gjatë një seance dëgjimore në Kongres në Mexico City dje, një zbulim që do të shkaktojë tronditje dhe debat në mbarë botën. Prezantuar nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan, trupat u raportuan se ishin mbetjet e fosilizuara 1000-vjeçare të individëve jashtëtokësorë.

"Këto specie nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor. Këto nuk janë qenie që u gjetën pas rrënojave të UFO-ve. Ato u gjetën në minierat e diatomeve [algave] dhe më vonë u fosilizuan", tha Maussan.

Gjenden dy trupa të alienëve në Meksikë,

Zoti Maussan tha se këto dy trupa ishin analizuar nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM), ku shkencëtarët kishin mundur të nxjerrin ADN-në dhe të përdornin datimin me radiokarbon për të përcaktuar një moshë. Ai raportoi se më shumë se 30% e ADN-së së dy trupave ishte ‘e panjohur’, ndërsa ekspertët në seancë thanë se njëri prej trupave dukej se kishte ‘vezë’ brenda.

Gjenden dy trupa të alienëve në Meksikë,

“Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjinë jo-njerëzore dhe entitetet jo-njerëzore. Po flasim për një temë që bashkon njerëzimin dhe jo që na ndan. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh, ne duhet ta përqafojmë këtë realitet”, tha Maussan.