29 Janar 2024, 14:26

Gjykata merr vendimin për 35-vjeçarin që mbante mbyllur gruan, nënën dhe fëmijët: Vuan nga…

XING

Gjykata merr vendimin për 35-vjeçarin që mbante mbyllur gruan,

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 20 ditor për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre.

Avokati ka kërkuar shtrimin e përkohshëm në spital, derisa ti bëhet akt ekspertimi.

Në seancën gjyqësore, Zhaboli foli shkurtimisht ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.

35-vjeçari Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist, u arrestua tre ditë më parë pasi mbante të mbyllura brenda banesës nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Çifti kishte dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.

Policia kishte arritur të merrte informacione për situatën e pazakontë dhe kur ka shkuar në banesë, e gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.

Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin i cili ka hapur banesën. Ky i fundit ka deklaruar se e bënte për t’i mbajtur nën kontroll.

Psikiatrja Arjana Rreli tha se Jetnor Zhaboli vuan nga çrregullimi deluzional për shkak të xhelozisë.

“Bëhet fjalë për një çrregullim deluzional i  xhelozisë. Çrregullimi psikotip është një mënyrë që zhvillohet me kohën, mendime fikse që nuk kanë lidhje me realitetin, mbi bazën e të cilave ndërtohet një skenar i tërë ndërkohë  që ky njëri ka një  koeficient inteligjence shumë të mirë, mund të bëjë jetën e tij edhe përtej kësaj psikoze. Këto ditë e  kam plotësuar nga mediat që ka pasur edhe halucinacione, zëra, figura. Siç janë me sjellje normale jashtë, brenda këta njerëz  bëjnë çudira”, tha psikiatrja, në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania.