10 Maj 2023, 10:25

Has/ Përfshihet nga flakët një garazh, digjet automjeti i kandidatit të PS-së për kryebashkiak

XING

Has/ Përfshihet nga flakët një garazh, digjet automjeti i

Automjeti i kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor “Krume-Golaj”, pasi në garazhin ku ndodhet automjeti, ra zjarr.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 00:04, salla operative e Komisariatit të Policisë Has është njoftuar se ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shtetasit B. M., në aksin rrugor “Krume-Golaj”.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetasit B. M.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Burimi: Abc News