2 Mars 2023, 16:00

'I dhashë 80 mijë euro, por s’i kishte më', Dan Hutra tregon pse donte të vriste ish-të dashurën në Astir

XING

'I dhashë 80 mijë euro, por s’i kishte më', Dan

Ramazan (Dan) Hutra ka zbuluar arsye se përse donte të vriste Marjana Gurakuqin, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurore 15 vite më parë. Në dëshminë e tij para autoriteteve, Hutra është shprehur se ka emigruar në Gjermani dhe kur është kthyer, i kishte dhënë Gurakuqit 80 mijë euro që t’i ruante.

Ai pretendon se kur u kthye sërish nga Gjermania, Gurakuqi ishte martuar dhe nuk i kishte më paratë. Hutra deklaroi se e ka goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar.

“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë. Më pas, kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania, ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave, por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar  mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam që?luar me  thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.

Burimi: Abc News