10 Janar 2024, 00:53

I pari homoseksual në historinë e vendit, emërohet kryeministri i ri i Francës

XING

I pari homoseksual në historinë e vendit, emërohet kryeministri i

Vetëm 34 vjeç, Gabriel Attal është kryeministri më i ri në moshë në Francën moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare. Përveçse kryeministri më i ri në historinë franceze, Attal do të bëhet edhe i pari homoseksual i deklaruar që do të drejtojë ekzekutivin.

Më pak se 10 vite i janë dashur Gabriel Attal-it që të katapultohej nga një zyrë e dytë në ministrinë e Shëndetësisë, së fundmi si minisër i Arsimit deri në zyrën më të lartë të shtetit atë të kryeministrit në Francë.