15 Janar 2024, 20:18

Ikën i ftohti polar, java e ngrohtë, por me rreshje

XING

Ikën i ftohti polar, java e ngrohtë, por me rreshje

I ftohti polar është larguar nga Shqipëria dhe tashmë një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht ka mbuluar territorin. Temperaturat këtë javë pritet të shkojnë deri në 17 gradë Celsius.

“Kemi pasur 4-5 gradë rritje të temperaturave. Nga një javë e ftohtë dhe me diell do kemi një javë të ngrohtë dhe me reshje”, thotë Lajda Porja.

“Të martën dhe të mërkurën reshje të pakta të izoluara, fuqizim të reshjeve të enjten dhe të premte, ku do ketë rrebeshe në ulësirën perëndimore”.

Për pasojë disa qytete mund të përballen me përmbytje kalimtare.

“Qytetet që do hasin disi problematikë, nuk flasim për përmbytje masive, do të jenë Shkodra, Lezha, Vlora, Gjirokastra, Saranda, Tepelena, Përmeti”.

Fundjava do të sjellë dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat do mbeten në vlera pozitive.

Burimi: Tv Klan