16 Dhjetor 2023, 22:32

Kozakut i dogjën makinën, policia shpall në kërkim Cllevion: Pagoi 1500 euro

XING

Kozakut i dogjën makinën, policia shpall në kërkim Cllevion:

Policia ka zbuluar autorët e djegies së makinës së personazhit të Tik Tokut, Kozak Braçi. Sipas forcave të rendit, porositës i djegies së makinës së personazhit te Tik-Tok është reperi tjetër, Kleviol Ahmeti, i cili ka paguar dy shtetas për t’i vënë flakën, mjetit të Kozak Braçit.

Kleviol Ahmeti mësohet se i ka dhënë shtetasve, Dorian Limushaj dhe Markelino Laho, 1500 euro që të kryej kjo veper penale.

40 vjeçari Dorian Limushaj dhe 18-vjeçari Markelino Laho, banures në Vlorë janë arrestuar, ndërsa reperi është shpallur në kërkim.

“Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin”, thekson Policia.