14 Janar 2024, 01:44

Lëkundje tërmeti në vend

XING

Lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me magnitudë paraprake 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00:17 të kësaj të diele në vendin tonë.

Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e lëkundjeve ishte 11 kilometra nga Lushnja dhe 26 kilometra nga Elbasani.

Tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera, si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Pak minuta më pas, në orën 00:23 u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3 të shkallës Rihter./tvklan.al