6 Janar 2024, 15:47

Manja: Do të ashpërsojmë ligjet, të mos presim viktimën e radhës nga bullizimi online

XING

Manja: Do të ashpërsojmë ligjet, të mos presim viktimën

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Sukth, ku si pasojë e denigrimit në TikTok, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, vrau veten.

Në një postim në Facebook, Manja shprehet se ndihet i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale dhe se duhet të reagojmë kundër bullizimit online.

“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale! Bashkë për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë”, ka shkruar Manja.