5 Shkurt 2024, 23:10

Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer

XING

Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles është diagnostikuar me një lloj kanceri, sipas Pallatit Buckingham.

Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, mbreti ka filluar trajtimet mjekësore.

“Mbreti  pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij”, njofton Pallati Buckingham.