24 Maj 2023, 00:45

Mediat britanike: Shqipëria është si Maldivet e Europës

XING

Mediat britanike: Shqipëria është si Maldivet e Europës

Mediat prestigjoze po krahasojnë Shqipërinë me destinacionet më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë. Më e fundit është gazeta e njohur britanike The Sun, e cila i quan Ishujt e Ksamilit në Sarandë, si “Maldivet e Europës”.

Artikulli i prestigjozes The Sun për Ksamilin:

Një britanike ka treguar se si i ka vizituar “Maldivet e Evropës” dhe pse ra në dashuri me këtë vend, Ksamilin. Për shumë njerëz, plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat blu të pastër i bëjnë Maldivet një destinacion të listës së dëshirave. Por të udhëtosh atje nuk është gjithmonë aq e lehtë. Fluturimet janë të gjata dhe tepër të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.

Megjithatë, Tiktoker-ja e famshme britanike, The Travel Mum zbuluan se sa e lehtë është të arrish diku me pamje të ngjashme, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa dhe sigurisht, të shpenzosh shumë më pak. Në një video të ndarë në TikTok, ajo tregon se si mund të shkoni në Ksamil të Shqipërisë , të cilën e quajti “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët. Videot që ajo ka shpërndarë janë parë më shumë se një milion herë në Tiktok, ku ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujërat e bruzta, si dhe perëndimin e diellit në ngjyrë portokalli të thellë nga ballkoni i hotelit.

Për më tepër, plazhi ishte shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese. Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do të konsideronin ta vizitonin vetë.

Lidhur me artikullin e The Sun ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se një tjetër yll i shtohet Shqipërisë.