11 Maj 2023, 15:38

Meri Shehu: Politikanët më kanë kërkuar parashikim për zgjedhjet

XING

Meri Shehu: Politikanët më kanë kërkuar parashikim për

Meri Shehu ka zbuluar në “Wake Up” se edhe politikanët duan të zbulojnë më tepër rreth karrierës së tyre përmes parashikimit të yjeve. 

Neada Muçaj: Në këtë periudhë fushate të ka ardhur ndonjë politikan të të kërkojë ndihmë?

Meri Shehu: Po më kanë marrë në telefon. Jo ndihmë jo, nuk kërkojnë ndihmë këta tani. Më ka pyetur vjehrra e ndonjërit, ose kunata e ndonjërit, më shumë familjarë sesa drejtpërsëdrejti.

Blendi Salaj: Ti e ofron këtë shërbim?

Meri Shehu: Patjetër, duke parë hartën astrologjike personale të një njeriu, shohim se sa mundësi ka ai njeri të marrë një pozicion, ose sa mund të ngrihet në karrierë, ose sa mund të përfitojë nga momenti.