27 Dhjetor 2022, 11:18

Momente të vështira, Pele u jep lamtumirën familjarëve dhe miqve

XING

Momente të vështira, Pele u jep lamtumirën familjarëve dhe

Legjenda e futbollit botëror, Pele po lufton me vdekjen dhe pamjet janë të dhimbshme kur sheh se në çfarë gjendje është ai. Prej 29 nëntorit Pele është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të Brazilit.

Gjendja e tij është përkeqësuar kohët e fundit dhe familjarët kanë qenë duke i qëndruar pranë në këto çaste të vështira. Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediat në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po jep.