11 Shtator 2023, 14:48

Momenti kur dasma ndërpritet nga tërmeti në Marok, muzikantët ikin me vrap

XING

Momenti kur dasma ndërpritet nga tërmeti në Marok,

Pak ditë më parë një tërmet shkatërrimtar tronditi Marokun. Në rrjet janë shpërndarë pamje nga një dasmë që po ndodhte në Marrakesh, e cila u ndërpre si pasojë e dridhjeve shumë të forta të tokës.

Muzikantët dhe këngëtari u larguan nga skena me vrap menjëherë sapo nisi tërmeti. Të tjerë dasmorë dëgjohen duke bërtitur. Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën mbi 2100 persona në Marok. Numri i viktimave pritet të rritet. Shumë njerëz janë duke e kaluar natën në qiell të hapur pas tërmetit me magnitudë 6.8.