24 Dhjetor 2023, 21:55

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek

XING

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek

Këngëtari i famshëm grek Vasilis Karras u nda nga jeta këtë të diel, pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 70 vjeç.

Karras e regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1980, që ishte dhe pikënisja e një karrierë të gjatë e të suksesshme. Albumi i tij më i suksesshëm ishte M’echis kani aliti, në 1997.

Gjatë karrierës së tij, këngëtari u vlerësua me çmime të shumta, ndërsa punoi me emra të mëdhenj të muzikës dhe ishte aktiv në klubet e natës të Athinës dhe Selanikut.

Vasilis Karras la pas bashkëshorten dhe një djalë.