29 Dhjetor 2022, 15:16

Ndihma për 1 milionë qytetarë, Rama: Pakoja e madhe do të jetë 8 miliardë lekë

XING

Ndihma për 1 milionë qytetarë, Rama: Pakoja e madhe do të

Me anë të postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve. Ai ka bërë të ditur se pakoja parashikon mbi 8 miliardë lekë për të gjithë individët e përfshirë dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

“Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.
Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.
Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, ka shkruar Rama.