Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

XING

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen.
Burime per News24 nga spitali konfirmojnë se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë.
Në ditën e 10 të shtrimit në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen, parametrat jetësore të Nanos paraqiten më mirë se ditët e mëparshme.
Ditën e djeshme, për ti lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt.