Sa rrezikon Shqipëria nga tërmeti i Turqisë? Flet sizmiologu

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë goditi mëngjesin e sotëm një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë. "Abc News" ka zhvilluar një bisedë me Sizmiologun, Edmond Dushi, i cili tha se deri tani janë regjistruar rreth 60 pasgoditje.
Ai ka theksuar se vihet re se ka rënie të fuqisë goditëse të tërmetit, por gjithsesi lëkundjet vazhdojnë deri në çlirimin e energjisë që është akumuluar.
Dushi shtoi se Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik, por tha se nuk është e rrezikuar nga tërmeti i Turqisë pasi vendi ynë nuk ndodhet tek e njëjta pllakë tektonike.
“Ne nuk jemi në të njëjtën pllakë tektonike drejtpërdrejte nuk ekziston. Nuk kemi impakt të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Aktiviteti sizmik në Shqipëri është i pranishëm”, tha ai.