26 Janar 2023, 12:49

Sali Berisha përjashtohet nga seanca plenare

XING

Sali Berisha përjashtohet nga seanca plenare

Pas kaosit në kuvend, dhe kërkesave të vazhdueshme për të liruar foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga seanca plenare.

Seanca e sotme plenare nisi me tension mes deputetëve opozitarë, të cilët kërkuan që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Për rreth 60 minuta, foltorja u mbajt e bllokuar nga ish kryeministri Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës, pas akuzave të ngritura ndaj kreut të qeverisë për lidhje me ish zyrtarin e FBI.

Pjesë nga debatet në seancë:  

Nikolla: Jeni për masën e tretë që është përjashtim nga seanca

Berisha: Ne do e mbajmë fjalën deri nesër në drekë. Mbylle, ikni po të doni, Ne do u flasim shqiptarëve.

Nikolla: Jeni i përjashtuar, lironi foltoren! Berisha ju lutem lironi sallën.

Burimi: Abc News