20 Janar 2023, 15:54

Sarandë/ Qytetari rrëmbehet, dhunohet dhe lihet pa ndjenja në rrugë

XING

Sarandë/ Qytetari rrëmbehet, dhunohet dhe lihet pa ndjenja në

Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të parë të mëngjesit në Sarandë. 

Gentian Omeri është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë.

Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tri orë më vonë, Pjetër Ndoj, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), vëllai i tij Astrit Ndoj, 21 vjeç, dhe u shpall në kërkim dhe vëllai tjetër Alfred Ndoji. Në pranga kanë rënë dhe 2 djemtë e shtetasit Astrit Ndoji, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.

Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e Gentianit dhe shkak kanë qenë motive banale.

Policia ka arrestuar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Burimi: ABC News