15 Shtator 2022, 16:37

Shi, rrufe dhe ulje temperaturash, ja kur do ndryshojë moti

XING

Shi, rrufe dhe ulje temperaturash, ja kur do ndryshojë moti

Pritet që vendi të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme nga dita e premte. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit. 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë  do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë  në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU në mesditë  reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Burimi: abcnews