17 Nëntor 2023, 20:18

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024

XING

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024

Shqipëria është kualifikuar në Europianin e vitit 2024, e cila do të mbahet në Gjermani.

I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024