Skandal me thirrje 'Kosova është Serbi' në stadium, arbitri francez ndërpret Rumani-Kosovë

XING
Skandal në Bukuresht. Tifozët ultras me banderolë dhe thirrje “Kosova është Serbi” në shkallët e stadiumit shkaktuan një tension të paprecedentë. Si përfundim gjyqtari thirri lojtarët të tërhiqeshin dhe ndërpreu takimin e EURO 2024, faza kualifikuese, Rumani-Kosovë. Shkak refuzimi për heqjen e parullës nacionaliste, që sipas rregullores së UEFA dënohet rëndë.
Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit. Situata në stadium ishte e tensionuar, madje në fushë kishte edhe flakadanë dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen. Kosova nuk pranon që ndeshja të luhet në të tilla kushte.