29 Gusht 2023, 12:36

Sytë nga qielli, fenomeni Superhëna blu po vjen, më e madhja e vitit

XING

Sytë nga qielli, fenomeni Superhëna blu po vjen, më e madhja e

Mbrëmjen e 30 gushtit do të mund të shohim superhënën më të ndritshme të vitit e njohur si Superhëna blu. Ka këtë emër sepse do të jetë më afër se zakonisht duke u shfaqur më e madhe se normalja. Një hënë blu nuk ka të bëjë me ngjyrën, kështu që hëna nuk do duket blu.

Është rast i veçantë kur kemi dy hëna të plota brenda muajit. Nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037.

Këtë herë hëna është në shenjën e Peshqve prandaj këto ditë të gjithë pavarësisht shenjës do ndiheni më emocionalë. Hënat e plota kanë shumë ndikim prandaj duhet kujdes nga dramat dhe sherret këtë periudhë sepse mund të kemi ndarje.

Këshillohet që kur ka superhënë me kaq ndikim, të bëni një dush, të relaksoheni, të merreni me joga, meditim ose diçka që ju qetëson.

Gjithashtu është mirë që këto ditë të hiqni nga dollapi të gjitha rrobat që nuk i vishni më pasi pastroni energjitë e vjetra.