26 Janar 2024, 12:20

Tragjike: Ëndërronte të bëhej Miss, humb jetën 18-vjeçarja shqiptare

XING

Tragjike: Ëndërronte të bëhej Miss, humb jetën

Është ndarë nga jeta në një moshë të re, vetëm 18 vjeç Lorena Bërdufi. Lajmin e hidhur për shuarjen e saj nga jeta, e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.

Lorena vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e saj.
Ajo vinte nga Kavaja dhe studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa ishte maturante në vitin e fundit.

Lorena ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universe Albania & Kosova (@missuniversealbania)