26 Gusht 2023, 21:03

Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të cilën u dëmtua nuk ishte ashensor

XING

Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të

Inspektoriati Shtetëror për Mbikqyrjen e Tregut,ka reaguar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se pajisja përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si pasojë, ISHMT deklaron se nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”- shkruhet në Postimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja me të