Vetëm 34 vjeç, gjendet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij reperi i njohur

Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të shtunën në mëngjes reperi Aaron Carter, 34 vjeç, vëllai më i vogël i Nick Carter nga Backstreet Boys. Burime të shumta që janë tashmë në vendngjarje tregojnë se reperi është gjetur i pajetë në vaskën e tij.
Forcat lokale të rendit u thirrën në vendngjarje, duke përfshirë detektivë të vrasjeve. Rreth orës 11:00 pati një telefonatë që raportoi incidentin e një mashkulli që ishte mbytur brenda një vaske. Nuk është raportuar më shumë informacion për ngjarjen. Nuk dihet nëse Aaron Carter kishte ndonjë substancë në sistemin e tij.
Aaron Carter filloi një karrierë të suksesshme pop në fund të viteve 1990, duke nxjerrë katër albume në studio kur ishte vetëm 9 vjeç. Me kalimin e viteve, ajo famë e hershme i solli shumë probleme ligjore dhe abuzimi me substancat nga të cilat ai e kishte të vështirë të dilte.
Aaron Carter la pas një djalë.