6 Janar 2024, 15:01

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Arrestohet bashkëshorti i saj, policia: Kishte kërcënuar me vrasje gruan

XING

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Arrestohet

Vihet në pranga bashkëshorti i 41-vjeçares, Bedrie Lokes, që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Policia njofton se nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij dhe kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.


“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xhemal Loka, 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij. Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, Xhemal Loka e ka kërcënuar bashkëshorten me thikë, për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja Bedrie Loka nuk ka bërë kallëzim në Polici”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e Xhemal Lokës, cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Burimi: tvklan.al