6 Janar 2024, 20:46

Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit, reagon këngëtarja: U përpoqa…

XING

Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit,

41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, i cili nga hetimet rezultoi se ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje ka reagur edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie. U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rrem që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e TikTokut do të ishtë një lajm më i klikuar. Për fat të keq sot dhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonje, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan Zaimina Vasjari.

Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit,