26 Qershor 2023, 16:42

Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Safet Gjicin

Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Safet Gjicin

XING

Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme këtë të hënë ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg për ish kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për gruan që ishte e përfshirë në videoskandalin e Gjicit, Alma Kacin.

Në një prononcim për mediat, avokatja e Alma Kaçit nuk ka dhënë shumë detaje, lidhur me procesin duke theksuar se janë pjesë e hetimit.

Ajo tha se gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për hetim në masën detyrim paraqitje, duke qene se ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë, dhe se është personi i vetëm që sjell të ardhura në familje.

Gjici u arrestua pas publikimit të video-skandalit erotik në zyrën e tij, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Burimi: Abc News