20 Korrik 2023, 09:41

Albania under the occupation of the African heat, this is how the temperatures will reach today

Shqipëria nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ja sa do arrijnë temperaturat sot

XING

Shqipëria nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ja sa do

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme. Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen

-Në zonat malore 19 deri 38°C,

-Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,

-Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.