Albanian singer leaves open mouth Chris Brown, see what the rapper writes
Këngëtarja shqiptare lë gojë hapur Chris Brown, shihni ç'i shkruan reperi

XING
Me "Body on me" dikur ata bënë namin e madje u përfolën edhe për lidhje, por sot Rita Ora dhe Chris Brown kanë mbetur miq shumë të ngushtë. Marrëdhënia e mirë mes tyre shihet edhe tek komentet që i lënë njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Siç ka ndodhur së fundmi në foton ku Rita Ora i la të gjithë gojë hapur, e veshur me bikini teksa tregonte trupin me linja perfekte. Chris nuk i ka rezistuar dot dhe i ka komentuar Ritës duke e quajtur "Peng gal", një term që përdoret për të përshkruar vajzat shumë tërheqëse dhe seksi.
Teksa Chris Brown ka shprehur pëlqimin për këtë foto, këngëtarja nuk i ka kushtuar shumë rëndësi komentit të tij dhe nuk i ka kthyer përgjigje.