Albanian singer makes the calamity of the Turkish footballer: Give me the money or I'll find that I aborted
Këngëtarja shqiptare i bën gjëmën futbollistit: 250 mijë euro ose do tregoj për abortin

Këngëtarja shqiptare e bërë e njohur nga spektakli "DSDS" (talent show gjerman), Anita Latifi ka marrë vëmendjen e mediave gjermane pas shantazhit që i ka bërë futbollistit turk Hakan ÇalhanoÄŸlu.
Portali gjerman "bilde.de" ka shkruar se Anita ka shantazhuar futbollistin duke i kërkuar 250 mijë euro. Ajo pretendon se ÇalhanoÄŸlu e ka lënë shtatzënë e më pas ka pasur shumë presion, sa është detyruar të abortojë.
Hakan ÇalhanoÄŸlu dhe Anita Latifi kanë qenë sot në gjykatën e Dusseldorfit ku Anita i ka mohuar akuzat. Ndërsa ÇalhanoÄŸlu ka pranuar se ka fjetur me këngëtaren, por është mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar.
"Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur", ka thënë futbollisti.
“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakan, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relata të mira me Hakan e sheh të vërtetën ndryshe. E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”, është shprehur ish-bashkëshortja e futbollistit të Milanit.