Albanian transgender: I am a boy, but no one can compete with me in my femininity
Transgjinorja shqiptare: Jam djalë, por askush s’më konkurron dot në feminitetin tim

XING
Amber Candy, nuk është një emër i panjohur pasi ajo njihet dhe si grimere e disa VIP-ave shqiptarë. Së fundmi transgjinorja ka realizuar setin e parë të fotove si modele dhe në një intervistë për "Panorama plus" tregon si ka nisur transformimi i saj.
“Transformimin tim të parë, e kam nisur nga gjoksi, dhe ndjehem shumë mirë, aq sa mund të them se askush s’më konkurron dot në feminitetin tim”, tha Amber.
Amber ka njoftuar se po hap edhe një biznes duke u bërë kështu e para vajzë transgjinore në Shqipëri që prezantohet edhe si biznes woman.
Prej vitesh, ajo ushtron profesionin e grimieres, ndërkohë që në fotot e saj, bie në sy jeta e luksit që bën, ku nuk mungojnë udhëtimet në të gjithë botën.