Among the tears, the relative of Zykaj's family makes the appealing appeal in the mortal ceremony
Mes lotëve, i afërmi i familjarëve Zykaj bën apelin prekës në ceremoninë mortore

Tetë viktimat që u vranë nga Ridvan Zykaj, janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore të familjarëve Zykaj, mbajti fjalë një bashkëfshatar i tyre dhe një përfaqësues nga bashkia e Selenicës.
"Ti qëndrojmë pranë adoleshentëve për të mos bërë veprime të tilla", bëri apel i afërmi i familjarëve Zykaj.
"Shteti ti gjejë vendin kriminelit, psikopatit, të sëmurit mendor, nuk kam ç’të them tjetër, veçse ju ftoj në nderim të këasj familje të nderuar të mbajmë një çast heshtje në kujtim të tyre”, tha në fjalim i afërmi i familjarëve Zykaj që humbën jetën ditën e djeshme.
"Në emër të bashkisë së Selenicës jemi pjesë e këtij hidhërimi deri në palcë. Të lënduar dhe të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë. Kjo tragjedi e madhe shënohet rrallë, ndjeshmëria njerëzore është e shumëfishtë qoftë edhe për pamundësinë tonë për ta parandaluar", tha përfaqësuesi i Bashkisë së Selenicës.
Familjarët u varrosën pranë banesave të tyre sepse Demir Zykaj e kishte lënë amanet që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.
Burimi: Gazeta Express