Andrra and Sinani are soon parents for the second time
Andrra dhe Sinan Hoxha së shpejti prindër për herë të dytë?

XING
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun dhe çdo e re nga jeta e tyre përbën interes dhe kuriozitet. Çifti janë prindër të një djali, Ansit 2 vjeç, megjithatë dëshirën për një fëmijë tjetër nuk e mohojnë. Me postimet e saj të fundit në Instastory Andrra ka lënë të kuptohet se ajo dhe Sinani po planifikojnë fëmijën e dytë.
E pyetur kur mendon ta bëjë fëmijën e dytë, Andrra i është përgjigjur: "Kur të jetë kësmeti", teksa ka zbuluar se këtë herë do donte të bënte një vajzë që ta bënte Ansin me motër.