Andy very jealous, Ana reveals it in the middle of the show: I do not leave Melissa even with a friend
Andi shumë xheloz, Ana e nxjerr zbuluar mes emisionit: Nuk e lë Melisën as me shoqe

Andi dhe Melisa ishin sonte të ftuar në “Përputhen Prime”, ku zbuluan të reja rreth marrëdhënies së tyre. Melisa tregoi se Andi është shumë xheloz, por nuk e shpreh.
Në bisedën e tyre ndërhyri dhe Ana Lleshi, e cila është tashmë konkurrente në program. Ajo tha se Andi nuk e lë Melisën as të dalë me shoqe.
Andi tha: Unë ku ta gjej të dalë kjo se s’më le të dal me çunat
Ndërhyri Ana dhe tregoi: Andi e lë të dalë, Melisa lyhet pispilloset dhe pa ardhur ushqimi në tavolinë, kjo të çohet të ikën nga tavolina se po vjen Andi ta marrë.
Andi i drejtohet Anës: Po sa herë të kam thënë shyqyr, merre dhe herë të tjera
Ana: Ma thuaj një herë që e ke lënë ta hajë atë darkë. Asnjëherë
Andi: Kur dal unë nga shtëpia, vë një kapele në kokë, një palë tuta, një palë atlete kurse kjo del me taka.
Melisa: Unë dal me taka? Joo për Zotin. Unë e shpreh më shumë xhelozinë, por ky është më shumë xheloz.