Armina speaks frankly, reveals how she really has relations with Shkelzenit's children
Armina flet troç, zbulon si i ka në të vërtetë marrëdhëniet me fëmijët e Shkelzenit

Lidhja e blogeres Armina Mevlani dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha , Shkëlzen Berisha është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Kohët e fundit ata kanë treguar se janë duke bërë përgatitjet e para të dasmës së tyre. Siç dihet njerëzit janë gjithmonë kurioz të dinë se si i ka Armina marrëdhëniet me prindërit dhe dy fëmijët e Shkëlzenit.
Ajo është pyetur nga fansat së fundmi për raportin që ka me dy fëmijët e partnerit dhe Armina nuk ka ngurruar të tregojë të vërtetën.
“Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit?”, e pyet një nga ndjekësit.
"Shumë mirë”, ka thënë ajo duk e shoqëruar postimin me një emoji me sytë me zemra.
Siç dihet Shkëlzeni është baba i një vajze dhe një djali të cilët jetojnë me nënën e tyre në Suedi, mirëpo shumë herë vinë në Tiranë dhe vizitojnë babain e tyre.