Art in black / The great Albanian actor is divided
Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar

Është ndarë sot nga jeta një nga artistët më të njohur, ikonë e artit skenik shqiptar, aktori dhe regjisori Sylejman Lokaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Teatri i Gjakovës me anë të një njoftimi ku shkruhet se të dielën do mbahet një mbledhje komemorative për aktorin që u shua në moshën 85-vjeçare.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshen 85-vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj.
“Shprehim ngushllime gjithë komunitetit artistik dhe familjes Lokaj për humbjen e ikonës së artit skenik Shqipëtar. Ju njoftojmë se nesër me datë 05.08.2018 ne ora 12:00 ne teatrin “Hadi Shehu” ne Gjakovë mbahet mbledhja komemorative”
“Ndarja fizike asnjeherë nuk do të na pamundÄ“soj kujtimin dhe ndjekjen e shembullit të mirë të një njeriu dhe artisti të madh. Pusho në paqe baca Sylë”, thuhet në njoftimin e teatrit të Gjakovës.