Assault on midnight, FRESSH's deputy mayor fights with iron grip
Sulm në mesnatë, nënkryetarin e FRESSH e rrahin me dorezë hekuri

Mbrëmjen e kaluar gjatë mesnatës, ish-nënkryetari i FRESSH, Juxhin Çela, është dhunuar nga një grup të rinjsh.
Ai ka sqaruar në statusin e tij në Facebook se është munduar t'i vinte në ndihmë një gruaje që po sulmohej dhe postimin e tij e ka shoqëruar me një foto ku tregon plagët e marra.
"Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi. Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati. Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim.”- ka shkruar Juxhini.