Aulona and Isida bouncing with red stamp, crack in DWTS
Aulona dhe Isida me kërcim me pullë të kuqe, plas sherri në DWTS

Mbrëmjen e sotme në "Dancing with the stars", konkurrentët kanë ndërruar partnerët e disa prej tyre kanë sjellë kërcime çift midis dy gjinive të njëjta. Një prej tyre ishte Aulona dhe Isida të cilat janë bërë bashkë për kërcimin "e ndaluar".
Vajzat i lanë të gjithë gojë hapur duke kërcyer fillimisht tek tubi.
Më pas kërcimi vazhdoi me poza super seksi e sparkata.
Me mbarimin e kësaj performance plasi sherri pasi Aulona u shpreh e pakënaqur që anëtari i jurisë, Alfred Kaçinari nuk e ka vlerësuar kurrë me 10.
Aulona u shpreh se e meriton 10-ën dhe tregoi që kur shkon në shtëpi i sheh kërcimet me detaje, por nuk gjen gabime.
Më pas debati vazhdoi me Julin i cili i tha Aulonës se nuk do ta vlerësojë me notë të mirë sot sepse ai është kundër këtij kërcimi sensual midis dy femrave. Ndërsa Aulona ja ktheu se nuk kanë dashur të japin asnjë mesazh me këtë kërcim./Xing.al