4 Qershor 2023, 09:41

Battle with tumor, Nita reveals the fear she went through on Big Brother VIP

Beteja me tumorin, Nita tregon frikën që kaloi në Big Brother VIP

XING

Beteja me tumorin, Nita tregon frikën që kaloi në Big Brother VIP

Nita Latifi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ku mes të tjerash foli dhe për rrëfimin në Big Brother VIP mbi luftën me tumorin e gjirit.

Ajo tha se filloi të kishte shqetësime të vogla që në javën e dytë dhe ishte e frikësuar për shendetin e saj.

“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova”, u shpreh ajo.

“Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”, tha Nita.