19 Qershor 2023, 16:06

Bebe Rexha was hit by the phone while making the eagle, her mother talks about her condition: She got three stitches

Bebe Rexha u godit me telefon teksa bëri shqiponjën, e ëma flet për gjendjen e saj: Bëri tre qepje

XING

Bebe Rexha u godit me telefon teksa bëri shqiponjën, e ëma flet

Gjatë një koncerti në New York Bebe Rexha u godit nga një "fans" me telefon në fytyrë teksa po bënte shqiponjën me duar.

Pas këtij momenti këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur, sigurisht me dhimbje, teksa anëtarët e ekipit nxituan ta ndihmonin. E ëma e Bebes ka deklaruar se asaj i është dashur të bëjë tre qepje në fytyrë.

"Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tre qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në fytyrë gjatë koncertit", shkruan faqja "Pop base" në Twitter.