29 Qershor 2023, 00:17

Beson në horoskop, Gjergj Leka: Kur mora vesh se partnerja ishte Dash fluturova

Beson në horoskop, Gjergj Leka: Kur mora vesh se partnerja ishte Dash fluturova

XING

Beson në horoskop, Gjergj Leka: Kur mora vesh se partnerja ishte Dash

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Gjergj Leka zbuloi një detaj shumë interesant për veten: beson në horoskop. Ai vetë është shenja e Peshores dhe thotë se në fillim nuk mendonte se horoskopi kishte diçka të vërtetë deri në momentin që shkoi në Rusi.

Gjergj Leka: Unë e besoj shumë sepse pikërisht në vitet që kam bërë në Rusi, me atë vajzën që rrija, ajo kishte gjyshen e vet 102-vjeçare që merrej vetëm me horoskopin dhe jo me horoskopin kot se ndonjëherë e dimë si është, por ajo vendet e yjeve ilidhte me karakteret e njeriut dhe me tiparet e njerëzve dhe unë është shkolla më e madhe e jetës që kam mësuar ato 2 vjet atje për të njohur njeriun me shikimin e parë kur e takoj dhe asnjëherë s’kam gabuar. Kisha gabuar më parë shumë në njohjen e njerëzve.

Rudina Magjistari: Pra tani ti e njeh personin sapo e sheh në pamje apo e pyet çfarë shenje je?

Gjergj Leka: Sa flas, sytë afër, koka e sheshtë, flokët e kuqe, buzët e holla…

Rudina Magjistari: Por kjo nuk ka lidhje me shenjën e horoskopit.

Gjergj Leka: Shiko, i lidhnin të gjitha me yjet, ishte një gjë kryevepër.

Gjergji shton se horoskopi e ka ndihmuar edhe në marrëdhëniet me seksin e kundërt.

“Për mua ka pasur të bëjë shumë. Kur mora vesh që Erisela ishte Dash, kam fluturuar”, tha ai.

Rudina qesh: S'do e kisha besuar kurrë këtë për ty.