9 Qershor 2023, 16:33

Between Kiara and Bora, who does Olsa Muhameti choose?

Mes Kiarës dhe Borës, kë zgjedh Olsa Muhameti

XING

Mes Kiarës dhe Borës, kë zgjedh Olsa Muhameti

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe tashmë kanë nisur xhirimet.

Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri dhe ajo tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit,. Autorja e programit Olsa Muhameti ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.

"Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur", tha Olsa në "Shqipëria live".

E pyetur se kë zgjedh ajo mes Borës dhe Kiarës, Olsa është përgjigjur si më poshtë.

"Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën", tha Olsa.