Bora Zemani says it is good without Donald: I am fulfilled in every aspect
Bora Zemani thotë se është mirë pa Donaldin: Jam e përmbushur në çdo aspekt

XING
Pak ditë më parë Bora Zemani mbushi 30 vjeç dhe së fundmi mbajti një festë madhështore mes miqsh dhe kolegësh. Duke folur për "Prive", moderatorja tha se ndihet shumë e lumtur që ka pranë njerëzit e saj të dashur ndërsa përcolli dhe një mesazh për gjithë situatën në të cilën është përfshirë kohët e fundit për shkak të Donaldit.
“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht”, tha Bora.